4 ushqimet që na ndihmojnë në pranverë për të humbur peshë

Tani që kemi stinën e verës përpara, të gjithë ata që kanë marrë disa kilogramë gjatë dimrit po mundohen t’i rrëzojnë ato. Lajmi i mirë është se gjatë stinës së pranverës ka shumë ushqime, të cilat mund të na ndihmojnë të humbim peshë në mënyrë të natyrshme, për shkak se këto ushqime janë më të lehta se ushqimet që kemi aq përzemër të dimrit.

  1. luleshtrydheLuleshtrydhet

Përmbajnë shumë fibra dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për të humbur peshë. Një filxhan luleshtrydhe ka rreth 3 gramë fibra dhe një dozë të konsiderueshme të vitaminës C që duhet gjatë ditës. Gjithashtu, është një antioksidant që na ndihmon të mbajmë lëkurën të shëndetshme.

  1. vezeVeza

Vezët janë plot me proteina që na ndihmojnë të largojmë urinë. Njerëzit që hanë një vezë në mëngjes, ndihen më të ngopur dhe më të gjallë gjatë ditës dhe i ndihmon ata të humbasin peshë më shpejt se ata njerëz të cilët i marrin proteinat përmes ushqimeve të tjera.

  1. sallate jeshileSallata jeshile/ perimet jeshile

Janë të pasura me fibra dhe ujë dhe na ndihmojnë nga kaloritë e larta. Nuk jeni një tifoz i sallatrave? Atëherë supa me perime jeshile ka po të njëjtin rezultat (njerëzit që e fillojnë drekën me një supë perimesh përfundojnë duke ngrënë 20% më pak sesa ata që nuk ndjekin këtë zakon).

  1. kerpudhaKërpudha

Kërpudhat mund të kenë “shije prej mishi”, por kanë një sasi shumë të vogël të kalorive dhe yndyrave që mund të ketë mishi i kuq. Ka shumë raste kur njerëzit që hanë ushqime me bazë kërpudhash, janë po aq të kënaqur sa kur ata hanë pjata me bazë mishi. Por vlen për t’u theksuar se në rastet kur konsumoni kërpudha, nuk do të ndiheni në faj për kaloritë e marra.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi/ Burimi: eatingwell.com

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit