4 zakonet e këqija që po na vrasin

Katër zakonet kryesore të pashëndetshme, pirja e duhanit, dieta e dobët, mungesa e ushtrimeve dhe konsumi i tepërt i alkoolit i shkurtojnë rreth gjashtë vjet jetë personit mesatar, sipas një studimi të ri shkencor kanadez.      

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Doug Manuel i Universitetit të Otavës, i cili botoi punimin përkatës në revistën mjekësore “PLoS Medicine”, vlerësuan se këto katër zakone të këqija janë përgjegjëse për rreth gjysmën e vdekjeve të parakohshme.     

“Sjelljet e pashëndetshme e ngarkojnë ndjeshëm jetëgjatësinë dhe këto të katërta përbëjnë kërcënimin më të madh”, tha Manuel, i cili krijoi një algoritëm të ri të veçantë për të bërë llogaritjet përkatëse.      

Në detaje, vlerësohet se një e katërta (26%) e të gjitha vdekjeve të parakohshme janë për shkak të pirjes së duhanit, një e katërta tjetër (24%) nga mosaktiviteti fizik, 12% nga dieta e pashëndetshme dhe 0.4% nga konsumi i tepërt i alkoolit.

Për burrat, pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut, duke hequr mesatarisht 3.1 vjet jetë, ndërsa për gratë, mungesa e aktivitetit fizik “shkurton” rreth tre vjet.    

Ata që jetojnë jetën më të shëndetshme, pasi kanë hequr dorë nga të katër zakonet e pashëndetshme, kanë një jetëgjatësi prej pothuajse 18 vjetësh më të gjatë, krahasuar me ata që i ndjekin të katër sjelljet e pashëndetshme në një masë të madhe.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?