400 studentë këndojnë këngë adhurimi për mësuesin e sëmurë me kancer (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mbi 400 studentë janë mbledhur jashtë shtëpisë së mësuesit për t’i kënduar këngë adhurimi dhe për ta mbështetur në betejën e tij me kancerin. Momenti emocionues është shpërndarë në Facebook nga këngëtari Tim McGraw, miqtë  të cilit e kanë filmuar këtë ngjarje të paharrueshme.

Ben Ellis, nga Nashville, jep mësime bible dhe latinishte tek Akademia Krishtere Prezbiterian. Ai u diagnostikua me kancer të ezofagut në dhjetor të vitit 2015, ndërsa tani sëmundja i është përhapur edhe në stomak dhe mushkëri.

Këngëtari McGraw e ndau këtë video në Facebbok, ku shkroi: “Një shok më dërgoi këtë video sot. Ben Ellis është mësues i shkollës së mesme në qytetin Nashville, i cili po lufton me kancerin. Të gjithë nxënësit e tij (mbi 400) kanë shkuar në shtëpinë e tij për t’u lutur bashkë me të. Lutemi për të dhe familjen e  tij…”.

Një mësuese tjetër e shkollës tregon se ndihej e bekuar që kishte një koleg si Ben,

Vendimin për të shkruar tek Ben e kishin marrë në moment, tregon ajo. “Studentët ishin në mes të mësimit…disa dyke kryer detyrat dhe testet…ata hodhën gjithçka për një mësim më të rëndësishëm në jetë, dashuri, komunitet, mëshirë.

Videoja është parë më shumë se 17 milionë herë në Facebook.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?