42-vjeçarja pretendon se ka gjetur eliksirin e rinisë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëna e dy fëmijëve, Sarah Smith, pretendon se ka gjetur eliksirin e rinisë. Ajo vuante më parë nga dhimbjet e kokës dhe ndihej gjatë gjithë kohës e lodhur, prandaj vendosi të pijë sa më shumë ujë me besimin se mund ta ndihmonte sadopak. Për një muaj ajo konsumoi tre litra ujë në ditë, dhe, edhe pse qëllimet e këtij eksperimenti ishin krejtësisht shëndetësore, u shfaqën përmirësime edhe në pamjen fizike.sarah-smith

Siç mund ta shihni edhe në fotot para dhe pas katër muajsh, rezultatet në pamjen e jashtme janë me të vërtetë befasuese.

Megjithatë jo të gjithë janë të bindur me eksperimentin e 42-vjeçares. Sipas ekspertit për kujdesin ndaj lëkurës, Joshua Zeichner, nuk ka të dhëna bindëse që 8 gota me ujë (ose më shumë) në ditë heqin rrudhat në fytyrë.

Ndërsa dr. Joe Cincotta sugjeron që të pini sa më shumë ujë që të qëndroni të hidratuar dhe parandaloni procesin e plakjes. Sipas tij, dehidratimi përshpejton procesin e plakjes dhe çon në formimin e rrudhave dhe ashpërsimin e lëkurës.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?