5 arsyet kryesore pse vëmë bark!


Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dhjami në bark nuk është vetëm një problem estetik që ju privon ekspozimin e trupit kur dilni në plazh. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami i shumtë në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.

Ja a pranuam se dhjami përreth belit është i rrezikshëm, por çfarë mund të bëjmë për të? Fillimisht duhet të shmangen ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit. Të gjithë mund të përfitojmë duke ndjekur dietën mesdhetare, të pasur me produkte të freskëta, fruta, perime, drithëra, yndyra të shëndetshme, dhe duke limituar mishin e kuq.

Lëvizja me shpesh nga kolltuku gjithashtu nuk do t’ju bëjë keq. Çfarëdo që mund të bëni për të hequr dhjamin në bark, sikur edhe pak centimetra, ju bën më të shëndetshëm. Megjithatë, disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse po vini bark!

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë