5 fakte interesante për zemrën e burrave që me siguri nuk i dinit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

zemra burraveSipas hulumtimit të publikuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, ekzistojnë pesë zakone që burrat mund të bëjnë për të zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër, por vetëm 1 për qind e popullsisë mund të ndjekë të gjitha këto praktika të shëndetshme të jetesës.

Meshkujt që nuk pinë duhan e ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 36 për qind.

Ata që pinë dy ose më pak pije alkoolike në ditë, e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 11 për qind.

Meshkujt që ecin për 40 minuta ose më shumë çdo ditë, ose angazhohen të paktën 1 orë duke u ushtruar, kanë rrezik 3 për qind më të ulët për të vuajtur nga problemet e zemrës.

Ata që konsumojnë një dietë të pasur me fruta, perime, bishtajore, arra, qumësht të reduktuar në yndyrë, drithëra, peshk, kanë  18 për qind më pak rrezik për të pësuar atak në zemër.

Burrat të cilët kanë  perimetër beli më të vogël janë më pak të prirur (12 %) për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Burimi: http://alternativemedicine.com/

shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet