Kryefaqja Lajm kryesor 5 fakte interesante që grupi i gjakut mund të zbulojë për ju

5 fakte interesante që grupi i gjakut mund të zbulojë për ju

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund të zbuloni shumë gjëra vetëm nga grupi i gjakut. Po të bëni vetëm një kërkim të thjeshtë në Google për 4 grupet e gjakut (A, B, AB dhe 0), mund të zbuloni shumë gjëra, duke filluar nga dieta ushqimore deri tek pajtueshmëria me partnerin/en.

Disa studime e kanë lidhur grupin e gjakut me disa sëmundje të caktuara (lexo këtu), si dhe me ndikime të ndryshme në jetë.

Tërheqja nga mushkonjat

Njerëzit me grup gjak 0 mund të jenë dyfish të rrezikuar të pickohen nga mushkonjat se ata me lloje të tjera të grupit të gjakut, nga zbuluar një studim i ri nga shkencëtarët japonezë. Megjithatë, nuk kemi vetëm lajme të këqija për njerëzit me këtë grup gjaku: studime të tjera kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga format më vdekjeprurëse të malaries – një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat.

Bakteri në zorrë

Probiotikët, mikrobet në zorrë dhe bakteret që qëndrojnë në sistemin tretës mund të ndikojnë në shëndet. Para disa vitesh, shkencëtarët evropiane patën zbuluar se bakteret tek zorrët e njeriut janë të predispozuar të ndahen në 3 kategori të veçanta. Hulumtuesit shkencorë kanë hamendësuar – jo provuar – se kjo ndarje mund të bazohet tek grupi i gjakut të një personi.

Rreziku për alkoolizim

Disa studime të mëparshme – flasim për vitet ‘70-80, kanë zbuluar një lidhje të dobët mes grupit A të gjakut dhe shkallës së lartë të alkoolizmit. Shumë studime i kanë lidhur komponentë të caktuar të gjakut, të quajtur antigjenë, me këtë sëmundje. Këto studime sugjerojnë se antigjenet e tipit A mund të alternojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj alkoolit në të njëjtat mënarya si ndikon tek intoksikimi. Gjithashtu, faktorët gjenetikë rrisin me 50% rrezikun për alkoolizim, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Vuajtja nga stresi

Studime të ndryshme i kanë lidhur nivelet e hormonit kortizol të stresit me gjithçka, nga plakja e parakohshme deri tek dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme apo ëmbëlsira. Rritja afatgjate e niveleve të kortizolit – që lidhet me stresin kronik – mund të sjellë pasoja të rënda në shëndet. Një fakt i tillë mund të jetë një lajm i keq për njerëzit me grup gjaku 0. Një studim nga Departamenti Amerikan i Shoqatës së Veteranëve sugjeron se nivelet e kortizolit tek njerëzit me grup gjaku ) mund të qëndrojnë  të larta më gjatë se grupet e tjera të gjakut pas një ngjarjeje stresuese.

Tendenca për të kundërshtuar

Sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Neuropsychobiology’, njerëzit me grup gjaku A kanë tendencë më shumë për të shfaqur çrregullime apo sjellje obsesive-kompulsive.

Ndërsa një studim i ti nga shkencëtarët japonezë ka zbuluar një lidhje me grupit të gjakut A dhe tendencën për të kundërshtuar, që autorët e përshkruajnë si ‘zell, stabilitet pavarësisht acarimit dhe lodhjes”.

Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here