5 mënyra alternative për të shmangur kripën e tepërt nga ushqimet

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kripa 0Kripa është thelbësore për mirëfunksionimin e trupit. Natriumi në kripë ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe fibrave muskulore. Kripa gjithashtu balancon nivelin e lëngjeve në trup. Por, ajo që ju nevojitet është vetëm një sasi e vogël e kripës, më pak se një e dhjeta e një lugë çaji në ditë. Njerëzit marrin gati 20 herë më shumë.

Shumica e kripës që njerëzit konsumojnë vjen nga ushqimet e përpunuara si: mish sanduiç, mish, lëngje të konservuar dhe pica të shpejta. Ja pesë mënyra për të minimizuar natriumin kur gatuani ose në tryezë:

Përdorni erëza në ushqime: Shtoni erëza në ushqimet tuaja të preferuara, të tilla si hudhër dhe xhenxhefil, agrume dhe verë. Nga piper i zi, kanellë,  shafran i Indisë, borzilok të freskët, speca djegës dhe lëng limoni, këto erëza ju ulin dëshirën për të konsumuar kripë.

Shtoni yndyrna të shëndetshme në kuzhinë: Duke përdorur yndyrna të shëndetshme, nga arra, avokado, ulli, sojë dhe vajra të tjera.

Gatuani në avull: gatimi në avull i bën ushqimet më të shëndetshme dhe të shijshme si dhe minimizon dëshirën për kripë.

Konsumoni pak bukë: buka gatuhet me kripë dhe kjo do të bëjë të mundur të merrni një sasi të vogël të kripës për të cilën ka nevojë trupi.

Shtoni përbërës të papërpunuar me aromë maksimale natyrore, duke shmangur nevojën për të shtuar kripë.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut