5 mënyra efektive për të larguar aromat e këqija nga shtëpia pa përdorur kimikate

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Në ditët e sotme ekzistojnë shumë produkte që ofrojnë aromë të mirë për  ambientet shtëpiake, dhe jo vetëm. Keni menduar ndonjë herë se sa toksike mund të jenë ato? Këshilli Kombëtar i Ruajtjes së Rezervave ka  bërë disa studime dhe ka treguar se shumë prej produkteve aromatizues që ne përdorim kanë përmbajtje të lartë të substancave të dëmshme.spraj

Më poshtë paraqiten 5 mënyra natyrale për ta bërë shtëpinë tuaj të ketë aromë të mirë:

  1. Kafe: blini disa kokrra kafeje dhe shtypini ato vet. Kafeja juaj jo vetëm që do të ketë shije më të mirë, por edhe do ta mbushi shtëpinë tuaj me një aromë fantastike.
  2. Pastroni me fruta: e keni ditur se mund të pastroni me lëng limoni? Mund ta përdorni për të pastruar dushin dhe objektet e tjera në tualet. Mjafton ta përzieni me sodë buke. Pas kësaj i gjithë tualeti juaj do të vijë aromë limoni dhe freskie.
  3. Piqni diçka: bëni një ëmbëlsirë, një kek ose diçka që ju e gatuani gjithmonë. Kjo do e lërë shtëpinë tuaj me një aromë shumë të këndshme. Mund ta ndiqni këtë mënyrë kur jeni duke pritur njerëz për vizitë. Dhe si bonus do të keni përgatitur edhe ëmbëlsirën.
  4. Zieni kanellë: Kjo teknikë pak e çuditshme punon po aq mirë sa edhe një spraj dhome. Është më e mirë duhet thënë sepse nuk përmban asnjë nga përbërësit e dëmshëm si dhe është shumë herë më shumë ekonomik. Mbushni një ene me ujë dhe fusni disa shkopinj kanellë në të. Lëreni të ziejë dhe ujin përdoreni për të lagur ambientin qe ju dëshironi.
  5. Lule: Blini një buqetë me lule, ose mblidhini ato vetë nëse e keni mundësinë, dhe vendosini mbi tavolinë. Jo vetëm që janë të këndshme për t’u parë , por edhe i japin shtëpisë një aromë shumë të mirë.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut