5 mënyra si të eliminoni shtresat dhjamore në trup

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Prerjet që krijohen nga reçipetat ose nga rripi i pantallonave nuk janë një pamje e bukur. Fatmirësisht ka mënyra shumë të thjeshta që ndihmojnë  të keni më shumë besim në vete  herën tjetër që do vishni një bluzë  pas trupit. Të ushtrohesh vetëm për një pjesë të caktuar të trupit nuk funksionon, por më poshtë jepen disa këshilla për të arritur sa më mirë rezultatet e kërkuara.trup

Shtoni kohën e ushtrimeve

Nëse jeni serioz për efektin që kërkoni, është mirë që të filloni të shtoni kohën që zhvilloni ushtrime. Sipas specialistëve, është e rekomandueshme të bëhen ushtrime për 60 minuta, për të paktën pesë herë në javë.

Fokusohuni në tonifikim

Shtoni në stërvitjen tuaj lëvizje që i japin formë kurrizit tuaj, pra ushtrime që fokusojnë grupin e muskujve të shpinës, të shpatullave . Duhet pasur kujdes se qëndrimi i saktë gjatë zhvillimit të ushtrimeve  bën mrekullira.

Praktikoni joga

Ushtrimet e forcimit dhe ndërtimit të muskujve janë çelësi kryesor, por edhe joga ka efekte mbresëlënëse në heqjen e dhjamit të shpinës.

Hani shëndetshëm

Për një arritje më të madhe, të gjitha detajet duhet të jenë ndihmuese . Një dietë e shëndetshme dhe me ushqimet e duhura për të tretur yndyrat janë një ndihmë e madhe.

Blini për masën tuaj

Kjo zgjidhje nuk ndihmon në heqjen fizike të problemit tuaj, por ju ndihmon të ndiheni më të sigurta për format tuaja trupore. Nëse ju shqetëson sasia e pjesëve qe formohen nga prerjet e të brendshmeve ose  xhinseve të ndryshme, provoni të blini masa më të mëdha  rrobash. Kjo do minimizojë problemin në dukje, si dhe do t’ju ndihmojë të mos jeni më shumë të stresuar.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?