5 metoda natyrale për të dezinfektuar frutat dhe perimet

Në ditët e sotme prania e pesticideve në fruta dhe perime është bërë shumë e zakonshme, ndaj dhe numri i sëmundjeve të ndryshme tek njerëzit sa vjen e shtohet. Por ka disa mënyra shumë efektive se si mund të largojmë bakteret, pesticidet etj., nga ushqimet që sapo kemi blerë.

1. Vera e bardhë dhe uthulla e mollës
Të dyja këto përbërje kanë veti antibakteriale dhe antiseptike të dobishme për dezinfektimin e frutave dhe perimeve. Duke qenë një produkt 100 përqind organik ato nuk e ndyshojnë shijen e ushqimit.
Në një enë të mbushur me ujë, hidhni pak uthull molle dhe përdorni lëngun për të larë frutat dhe perimet që do të merrni. Në këtë mënyrë, ju do të siguroheni që të hiqni të gjitha mikrobet përpara se të konsumoni produktet.

Washing Fruits With Vinegar: Is It Safe? - Tastylicious
2. Lëngu limonit
Lëngu i mrekullueshëm i limonit përmban acide natyrale që i japin atij veti antibakteriale. Falë edhe vajrave esencialë, lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e ushqimeve dhe i bën ato më të sigurta për konsum. Ndodh që frutat ose perimet marrin notën acidike të limonit, por në përgjithësi limoni i dezinfekton pa ua ndryshuar shijen.
Shtoni lëngun e disa limonëve në një tas me ujë dhe zhytni frutat dhe perimet në të për 10 minuta. I shpëlani me ujë dhe i hani.

How to Make Homemade Lemon Vinegar Cleaning Spray: Natural, Non-Toxic &  Effective! ~ Homestead and Chill

3. Vaji i pemës së çajit
Vaji i pemës së çajit nuk duhet të gëlltitet drejtpërdrejt, por komponimet e tij antibakteriale mund të përdoren për të dezinfektuar frutat dhe perimet. Duke e shtuar në ujë të bollshëm, përftohet një produkt antiseptik, ideal për të hequr mikrobet dhe mbetjet e pesticideve ose substancave kimike. Shtoni disa pika vaj të pemës së çajit në një enë me ujë të ngrohtë dhe lëngun e marrë hidheni mbi ushqimin që dëshironi të dezinfektoni.

5 metoda natyrale për të dezinfektuar frutat dhe perimet4. Sodë buke
Një zgjidhje e sodës së bukës është e përkryer për dezinfektimin e frutave dhe perimeve shumë të ndotura. Fuqia e tij gërryese eliminon mbetjet e tokës dhe baktereve , duke i lënë lëkurët të pastra dhe të dezinfektuara .
Shtoni disa lugë sodë buke në një tas me ujë të ngrohtë dhe përdorni lëngun për të pastruar ushqimet. Fërkojeni me duar në mënyrë që përbërësit të veprojnë në lëvozhgë.

Të humbësh peshë me sodë buke - Top Channel

5. Kripa e detit
Kripa e detit ka veti antiseptike të cilat mund të jenë të dobishme për dezinfektimin e disa frutave dhe perimeve. Ndryshe nga metodat e mëparshme, aplikimi i kripës mund të ndryshojë ndjeshëm shijen e ushqimeve, duke lënë një shije të kripur . Prandaj mund të përdoret për të larë ato ushqime që do të përdoren për të përgatitur një recetë të kripur.

Selecting Sea Salt? | Andrew Weil, M.D.

Burimi:LIVING

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike