5 përdorime praktike të aspirinës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Aspirina është një nga ilaçet më të përdorura për lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Por, përveçse lehtëson këto dhimbje, ajo gjen përdorim edhe në jetën e përditshme për qëllime të ndryshme.aspirine

Këto janë 5 përdorimet më të mira të ilaçit më popullor.

Pastron aknet – Përbërësi kryesor i aspirinës, acidi salicilik, ndihmon për reduktimin e inflamacionit, që shkakton skuqje të lëkurës dhe formimin e puçrrave. Për të zhdukur puçrrat nga fytyra, mjafton të copëtoni një kokërr aspirinë dhe ta tretni në 3 lugë gjelle ujë. Maskën e përgatitur aplikojeni në fytyrë pak para se të bini në gjumë. Ky truk mund të përdoret edhe në rastet kur ju kanë pickuar mushkonjat.

Ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri – Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i rregullt i aspirinës, në doza të vogla, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Sipas kërkuesve shkencorë, njerëzit që konsumojnë doza të vogla të aspirinës (75 miligramë) për 5 vite janë 20% më pak të rrezikuar të vdesin nga kanceri, në krahasim me njerëzit e tjerë që nuk e përdorin aspirinën. Ata janë gjithashtu 8% më pak të rrezikuar të vdesin nga çdo shkaktarë tjetër gjatë 15 viteve të ardhshme. (Lexo më shumë këtu).

Heq kallot në duar ose këmbë – Aspirina ju ndihmon gjithashtu për heqjen e kallove të formuar në duar ose këmbë. Copëtoni 3 tableta aspirinë dhe përzieni me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejeni mirë derisa të formohet një pastë dhe aplikojeni direkt tek pjesët ku janë formuar kallot. Përsëriteni këtë proces për disa ditë derisa të zbutet lëkura dhe të largohen kallot.

Zhduk zbokthin – Acidi salicilik përveçse zhduk aknet, mund të përdoret edhe për zhdukjen e zbokthit. Ky acid ka veti shumë të mira hidratuese, prandaj është shumë i mirë për trajtimin e zbokthit.

Provoni këtë metodë: Copëtoni dy tableta aspirinë, hidhini në shapo dhe lani me të flokët. Masazhoni kokën për dy minuta dhe më pas i shpëlani flokët. Është mirë që t’i lani përsëri flokët me shampo, por jo nga ajo që keni hedhur aspirina, për të hequr të gjithë pluhurin që mund të ketë mbetur në flokë. (Disa mënyra të tjera natyrale për të zhdukur zbokthin mud t’i gjeni këtu).

Lufton depresionin – Njerëzit që e përdorin aspirinën rregullisht për një periudhë 10-vjeçare kanë më pak gjasa që të shfaqin shenja të depresionit. Sipas dr. Keith Souter, autorja e studimit “Një aspirinë në ditë”, kjo shpjegohet me uljen e inflamacionit. Njerëzit me nivele të larta të inflamacionit janë më të rrezikuar që të shfaqin simptoma të depresionit, zbuloi një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Danimarka. Meqë aspirina lehtëson inflamacionin, ajo mund të luftojë edhe depresionin.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave