Të jetosh gjatë nuk do të thotë të gjesh patjetër eliksirin e rinisë së përhershme. Përgjigjen në këtë rast mund ta gjeni tek 5 rregulla të arta, që mund të shtojnë 14 vite jetë tek një grua dhe 12 vite për burrat.
Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 2 studime shkencore mjekësore të kryer në Amerikë për 34 vjet tek gratë dhe 27 vjet tek burrat. Personat që ndoqën të gjitha hapat ishin 74% më pak të rrezikuara që të vdisnin gjatë periudhës së studimit, krahasuar me ato që nuk ndoqën asnjërën nga këto hapa.
Shfletoni galerinë për të zbuluar këto 5 rregulla të arta:
Mos konsumimi i duhanit
Konsumimi i një diete të shëndetshme
Ka të dhëna që tregojnë se dieta mesdhetare, e pasur në perime të freskëta, fruta, drithëra, vaj ulliri dhe peshk mund të parandalojë zhvillimin e problemeve të zemrës dhe kancerin.
Peshë normale trupore
Një peshë normale do të thotë një indeks i masës trupore që fillon nga 18.5 deri në 24.9 – domethënë as nënpeshë as mbipeshë.
Konsumimi i moderuar i alkoolit (5-15 g për gratë – rreth gjysmë gote verë – ose 5 deri 30 gramë për meshkujt – një gotë e madhe me verë)
Aktiviteti fizik rregullisht (30 ose më shumë minuta çdo ditë)

