5-vjeçarja që po humbet shikimin plotëson dëshirën

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

5-vjeçarja Lizzy Myers, nga Ohajo, po humbet shikimin për shkak të një sëmundje të rrallë, e quajtur sindroma Usher, sëmundje kjo që çon në humbje të shikimit dhe dëgjimit. Prindërit e saj kanë bërë një listë me vendet dhe gjërat që do të shikojë para se të humbasë krejtësisht shikimin. Dëshira e saj më e madhe ishte që të takonte dhe të shihte Papa Franceskun.Papa me Lizzyn

Dëshirën Lizzy ua kishte bërë fillimisht me dije prindërve të saj, për t’u përhapur më pas edhe në media deri kur përfundoi në vesh të Papa Françeskut.

Ky i fundit nuk e mendoi dy herë, por ftoi vogëlushen dhe dy prindërit e saj në Vatikan.

“Takimi me Papën ishte padyshim i jashtëzakonshëm. Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se do të isha kaq afër Papës,” tha për Associated Press babai i Lizzyt, Steve Myers.

Burimi: ABC News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur