6 llojet më të çuditshme të alergjive

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Me siguri njihni shumë persona që kanë alergji ndaj ushqimeve të caktuara, luleve, ilaçeve etj. Por, a keni takuar ndonjë njeri që ka alergji nga uji, sperma apo këpucët? Mos u çuditni, alergji të tilla të çuditshme ekzistojnë në të vërtetë, edhe pse janë shumë të rralla, prandaj është e vështirë që të diagnostifikohen.alergji

Shikoni disa nga alergjitë më të çuditshme të cilët kanë hasur mjekët gjatë punës së tyre:

Sperma – Një proteinë e gjetur tek sperma mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, duke filluar nga djegie dhe acarim të lëkurës, deri në probleme me frymëmarrjen tek femra. “Sperma  madje mund t’u rrezikojë edhe jetën femrave që kanë alergji ndaj saj, thotë dr. Clifford W. Bassett, asistent profesor tek Shkolla Mjekësore në Nju Jork.

Ushtrimet / djersa – Ja një justifikim i mirë për të mos bërë palestër. “Nuk ndodh shpesh, megjithatë kam pasur disa pacientë me këtë alergji”, thotë Bassett. Rreth 65% e njerëzve që kanë alergji ndaj djersës nuk mund të kryejnë ushtrime fizike, ndërsa 35% e tyre kanë alergji vetëm kur kombinojnë disa ushqime të caktuara me aktivitetn fizik. “Disa njerëz mund të ushtrohen në mëngjes, para se të hanë vaktin e mëngjesit, dhe mund të jenë mirë, por nëse ushtrohen pasi kanë ngrënë, mund të ndodh që të pësojnë ndonjë atak”, shpjegon ai. Njerëzit që janë të prekur nga kjo alergji shfaqin simptoma të tilla si: ënjtje, të përziera, diarre, tension të ulët të gjakut, probleme me frymëmarrjen etj. “Nëse e keni këtë alergji, nuk duhet të ushtroheni asnjëherë vetëm” thotë dr. Bassett.

Uji – Ndodh rrallë, megjithatë, sipas dr. Bassett, kontakti me ujin e çdolloj temperature mund të shkaktojë skuqje apo acarim të lëkurës në krahë, gjoks, këmbë ose shpinë tek njerëzit që kanë alergji ndaj ujit. Ekspertët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj alergjie.

Këpucët – Ka disa njerëz që janë alergjik ndaj materialit me të cilin janë prodhuar këpucët, si: lëkurë, gomë, llastik etj. “Mund të jetë ndonjë reagim që lidhet me imunitetin ose një acarim i thjeshtë i lëkurës”, shpjegon Bassett.

Telefonat – Nuk janë vetëm valët elektromagnetike që shkaktojnë acarim të lëkurës, por edhe materiali me të cilin është prodhuar telefoni. Zakonisht njerëzit kanë alergji ndaj materialit të nikelit, me të cilin prodhohen pajisjet mobile.

Prekja – Disa njerëz janë aq të ndjeshëm ndaj prekjes, sa vetëm të vendosësh gishtin tek lëkura, do të shfaqet shenja e tij. Kjo lloj alergjie është quajtur “dermatografism” apo “të shkruarit në lëkurë”. Bassettt thotë se kjo sëmundje prek 4% të popullatës.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet