Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të përdorimeve të shumta të dobishme të tij. Nëse ai është i papërpunuar mund të trajtojë disa çështje shëndetësore pa pasur nevojë për medikamente:
Dhimbjet e fytit: në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle mjaltë dhe pijeni. Uji me mjaltë është shumë efektiv në zbutjen e fytit dhe lehtësimin e dhimbjeve të tij.
Ilaç për kollën: përzieni 4 lugë lëng limoni me 8 lugë mjaltë. Konsumoni nga një lugë çaji të përzierjes çdo orë të ditës dhe kolla do të qetësohet.
Rënie në peshë: nëse doni të bini në peshë pini çdo mëngjes esëll një gotë ujë të ngrohtë me një lugë mjaltë dhe në lugë çaji kanellë.
Lehtëson bllokimin e sinuseve: përzieni dy lugë uthull molle me një lugë mjaltë dhe hidhini në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni ngadalë lëngun e krijuar.
Detoksifikon: në në filxhan me çaj jeshil hidhni një lugë mjaltë. Ky çaj përveç se është detoksifikues shumë i mirë, do t’ju ndihmojë edhe në problemet me tretjen, kapsllëkun etj. Mjaltin mund ta shtoni në çdo lloj çaji.
Trajton të ftohurat: përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë, hidhini një një filxhan me çaj xhenxhefili dhe pijeni ngadalë. Ky është ilaçi më i mirë natyral për të ftohurën.
Burimi: Simptly Organic Life ORG


