6 probleme me organizmin që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mjekët kinezë e quajnë fytyrën ‘pasqyrë e shëndetit’, duke qenë se lëkura reagon ndjeshëm ndaj çdo keqfunksionimi dhe ndryshimi në trup, duke na dërguar  për shembull sinjale në formën e puçrrave.

Bright Side ka zbuluar disa nga problemet në organizëm që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë.

Ballë dhe vetulla

Puçrrat në ballë ose sipër vetullave shumicën e rasteve tregojnë për probleme të caktuara gastrointestinale.

  • Përpiquni ta rregulloni këtë situatë duke eliminuar ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë nga dieta, si dhe duke e konsumuar alkoolin në sasi të moderuar.

Hundë

Puçrrat në hundë paralajmërojnë për probleme në sistemin kardiovaskular, të cilat kanë si shkaktar kryesor stresin.

  • Përpiquni të bëni një mënyrë jetese më aktive, relaksohuni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Vesh

Sipas mjekëve kinezë, lëkura në vesh është e lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit të veshkave dhe sistemit urinar.

  • Nëse keni puçrra në vesh, ju duhet të limitoni fillimit konsumin e kripës dhe kafes, dhe filloni të pini më shumë ujë.

Mollëzat e faqeve

Mollëzat e faqeve dhe pjesa e sipërme e tyre reflektojnë funksionin e mushkërive dhe bronket. Puçrrat e shfaqura këtu mund të tregojnë për probleme me sistemin respirator. Alergjitë mund të jenë gjithashtu një arsye e shfaqjes së tyre.

Ndërsa puçrrat në pjesën e poshtme të faqeve mund të tregojnë me probleme dentare.

  • Kushtojini vëmendje sistemin respirator. Mbi të gjitha, ecni më shumë, merrni ajër të pastër, hiqni dorë nga duhani dhe shmangni çdo ambient ku pihet duhani.
  • Tregoni kujdes me higjienën orale. Provoni të konsumoni më pak ëmbëlsira dhe shmangni pijet e gazuara.

Buza

Problemet dermatologjike përreth gojës mund të na sinjalizojnë për ndonjë problem me sistemin tretës.

  • Përpiquni të shmangni ushqimet e shpejta. Përfshini në dietë sa më shumë ushqime të pasura në fibra, si fruta dhe perime.

Mjekër

Puçrrat në këtë pjesë të fytyrës sinjalizojnë më shumë ardhjen e ciklit menstrual. Por, mund të jenë shenjë edhe e ndonjë çrregullimi hormonal apo problemi me sistemin riprodhues.

  • Nëse puçrrat në mjekër hiqen shpejt,  nuk është gjë për t’u shqetësuar. Në rast të kundërt, duhet të konsultoheni me një mjek.

Burimi: Bright Side  / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës