Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Nëse keni menduar se vaji i arganit është i vetmi sekret bukurie tek femrat marokene, jeni gabuar. Femrat marokene kanë një arsenal sekretesh të bukurisë. Ja disa prej trajtimeve më të mira që ato përdorin për të ruajtur rininë e përhershme:
Hamami – Hamami është një ritual për pastrimin e trupit dhe nxjerrjen jashtë të tij të të gjitha toksinave. Trajtimi përfshin aroma-terapinë, detoksifikimin dhe masazhimin duke përdorur ingredientët kyç të marokeneve, si vajrat esencialë dhe ai i arganit. Ky lloj trajtimi rrit qarkullimin në gjak, nxjerr toskinat nga trupi dhe pastron lëkurën.
Sapuni i zi afrikan – I quajtur ndryshe “Savon Noir”, ky sapun është i pasur me vitaminë E, ka veti antimikrobale dhe një aromë të jashtëzakonshme!
Vaji i trëndafilave – Gratë marokene përdorin petalet e freskëta për të krijuar një seri produktesh bukurie, përfshirë këtu edhe ujin e trëndafilave për tonofikimin lëkurës. Vaji i trëndafilave, ose Trëndafili Maroken, konsiderohet si një nga vajrat esencialë më të fuqishëm për të lehtësuar dhimbjet. Nëse aplikohet në lëkurë, e lë atë të butë e të shndritshme.
Çaji i gjelbër i mentes – është pija më e re energjike për rigjenerimin e lëkurës. I pasur me antioksidues, ky çaj lufton më së miri shenjat e plakjes dhe njollat në lëkurë. Ai përmban gjithashtu kafeinë prandaj mund të zëvendësojë shumë mirë kafen e mëngjesit.
Argjila e gjelbër – Argjila e gjelbër është e shkëlqyer si maskë, pasi përthith yndyrën e tepërt dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura.
Parfumi i ngurtë – Këta parfume vijnë në formë kubash të ngurtë dhe kur fërkohen në lëkurë, lëshojnë një aromë të mrekullueshme që zgjat gjithë ditën. Ata mbajnë aromë të mrekullueshme dhe zgjasin për vite të tëra.
Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/


