6 ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

ushqime per te rene ne peshe

Keni dëgjuar se uji ju ndihmon të humbisni disa kilogramë? Është e mundur, nëse hani ushqime që përmbajnë shumë ujë, si frutat dhe perimet. Shkencëtarët thonë se uji tek këto ushqime do t’ju ngopë, kështu do të hani më pak. Për të rënë në peshë, shtoni në dietën tuaj ushqimore fruta dhe perime që përmbajnë të paktën 90% ujë. Këto janë disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt.

Brokoli – E dini që brokoli është një burim i mirë i fibrës dhe kalciumit. Shikoni se sa shumë vlera përmban vetëm 100 gr brokoili:

  • – 5 gr Karbohidratet
  • – 6,64 gr Fibra
  • – 0,37 gr yndyrë
  • – 2,82 gr Proteina
  • – 89,2 mg Vitaminë C
  • – 0,73 mg Hekur
  • – 21 mg Magnez
  • – 66 mg Fosfor
  • – 316 mg Kalium
  • – 0,41 mg Zing
  • – 63 mg Acid folik (B9)

Lakra –E pasur me antioksidues si vitamina C, lakra ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar. Lakra këshillohet të përdoret nga të gjithë: të rritur, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna. Për të rënë në peshë, konsumoni shpesh sallatë të përgatitur me lakër të kuqe ose të bardhë dhe uthull molle. (lexoni – efektet kurative të lakrës).

Lulelakër – Ashtu si edhe perimet e tjera që bëjnë pjesë tek familja e lakrës, edhe lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C dhe acidit folik. Për të maksimizuar fuqitë antioksiduese të lulelakrës, priteni atë në copa të vogla dhe konsumojeni si sallatë, ose zieni shumë pak.

Grejpfruti – Ky frut është shumë i mirë për zemrën. Ai përmban vlera të ndryshme ushqyese, si vitaminën C, acid folik, kalium, pektinë, fibër të tretshme etj. Grejpfrutet në ngjyrë të kuqe dhe rozë janë të pasur gjithashtu me vitaminën C dhe likopene, një përbërës që mbron muret arteriale.

Spinaqi – Kjo perime është e pasur me hekur, acid folikë dhe vitaminën K. Spinaqi përmban gjithashtu antiksodues që ndihmojnë për luftimin e sëmundjeve të ndryshme, si beta-karotene dhe vitaminën C. (lexoni- si të bini në peshë duke konsumuar lëng spinaqi).

Molla – Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg. Mollët përmbajnë përbërës jo të tretshëm, që nxisin rritjen e baktereve të mira në stomak, duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës. Këta përbërës, fibrat dhe polifenolët, nuk treten derisa fermentohen në zorrën e trashë, ku sillen si ushqim për bakteret e mira. Balanca e mikrobeve duket se ul inflamacionin kronik, i cili rrit rrezikun e obezitetit dhe nxit ndjesinë e ngopjes.

Burimi: Health.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?