Kryefaqja Fitness 7 arsye pse aktiviteti fizik e bën jetën tuaj më të mirë

7 arsye pse aktiviteti fizik e bën jetën tuaj më të mirë

0
Shpërndaje

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Doni të ndiheni më mirë, të jeni më energjik e ndoshta të jetoni më gjatë? Nuk keni pse të kërkoni më shumë sesa aktiviteti fizik. Të mirat shëndetsore që vijnë nga ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti fizik vështirë se mund të injorohen. Dhe këto të mira bëhen tuajat pavarësisht moshës, gjinisë apo aftësisë fizike. Keni nevojë Ushtrimetpër arsye për t’u ushtruar? Më poshtë gjeni shtatë arsye pse ushtrimet fizike e përmirësojnë jetën tuaj.

  1. Ushtrimet kontrollojnë peshën

Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nuk keni nevojë për shumë kohë për ushtrime që çojnë në ulje peshe. Nëse nuk keni mundësi që të merreni me palestër, atëheë jini më aktiv gjatë ditës me gjëra të thjeshta, p.sh.: duke marrë shkallët në vend të ashensorit ose duke u marrë me punët e shtëpisë.

  1. Ushtrimet luftojnë problemet e shëndetit

Të shqetësuar për sëmundjet e zemrës? Shpresoni të parandaloni tensionin e lartë të gjakut? Pavarësisht peshës suaj, të qenët aktiv rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve të zemrës, diabetit, depreisonit, llojeve të ndryshme të kancerit, artritit dhe rrëzimeve.

  1. Ushtrimet ju përmirësojnë humorin

Keni nevojë për humor të mirë? Apo për ta kaluar më qetë një ditë stresuese? Një stërvitje në palestër ose Ushtrimegjysmë ore ecje e shpejtë mund t’ju ndihmojë. Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë. Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

  1. Ushtrimet ju bëjnë më energjik

Të lodhur nga blerja e ushqimeve apo nga punët e shtëpisë? Aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojnë oksigjen dhe ushqyes në inde dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për punët e përditshme.

  1. Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor

Keni probleme me gjumin? Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë. Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse pastaj do të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.

  1. Ushtrimet ju ndihmojnë në jetën seksuale

Ndiheni të lodhur ose jo në formë për të shijuar intimitetin fizik? Ushtrimet e rregullta fizike mund të bëjnë ushtrimeqë të ndiheni më energjikë dhe të dukeni më mirë, dhe si rrjedhojë të kenë një efekt pozitiv në jetën tuaj seksuale. Por jo vetëm. Aktiviteti i rregullt fizik mund të çojë në rritjen e dëshirës seksuale te gratë. Ndërsa burrat që ushtrohen rregullisht ka më pak mundësi të kenë probleme seksuale sesa ata që nuk ushtrohen.

  1. Ushtrimet sjellin kënaqësi

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar një kohë të mirë jashtë shtëpisë, për t’u angazhuar në aktivitete që ju pëlqejnë. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në lidhjet me miqtë dhe familjen. Kështu, merrni pjesë në kurse vallëzimi, në basketboll ose arte marciale. Nëse mërziteni, provoni diçka të re.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here