7 gjëra që duhet të dini patjetër për Fibromyalgia ( sëmundja e dhimbjes “së të gjithë trupit”)

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

fibromyalgiaFibromyalgia është një kusht shëndetësor që prek 2 – 4% të popullsisë dhe prek më shumë gratë se burrat. Kjo gjendje shëndetësore shkakton ndjeshmëri të lartë dhe dhimbje të fortë muskulare, shoqëruar me lodhje, probleme me kujtesën etj.

Nuk ka asnjë provë shkencore apo mjeksore se nga vjen ky kusht shëndetësor dhe do kohë për t’u diagnostikuar.

Kur diagnostikohet sëmundja, ju do të vëreni pikat e veçanta të dhimbjeve, kryesisht në qafë, gjunjë, legen etj. Sipas Shoqatës Kombëtare të Fibromyalgia në SHBA, dhimbjet që vijnë nga sëmundja zakonisht shoqërohen edhe me probleme me gjumin, probleme me kujtesën etj.

Ja gjërat që duhet të dini në lidhje me këtë sëmundje:

  1. Rreth 2-4% e njerëzve mendohet të kenë Fibromyalgia.
  2. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek femrat se tek meshkujt.
  3. Simptomat përfshijnë kryesisht dhimbje të të gjithë trupit dhe dobësi për të paktën 3 muaj.
  4. Fibromyalgia mund të shkaktojë probleme me kujtesën dhe sistemin nervor.
  5. Ende nuk janë gjendur shkaqet specifike që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.
  6. Reduktimi i stresit, stërvitja e vazhdueshme dhe gjumi i qetë mund t’ju ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e sëmundjes.
  7. Sëmundja mund të trajtohet me medikamente, por nuk ka shërim!

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?