Fitness për rënie nga pesha? Ja 6 arsye të tjera

Dëshironi të ndiheni më mirë, të keni më shumë energji dhe të jetoni më gjatë? Atëherë duhet të kryeni më shumë ushtrime fizike. Përfitimet shëndetësore që sjellin ushtrimet e përditshme dhe aktiviteti fizik janë të shumta, pavarësisht moshës, gjinisë apo aftësive fizike. “Te Stela Sport Center“, pjesë e “Te Stela Resort” në Tiranë, ofron seanca fitnessi për të gjitha moshat. Por si ndikojnë ushtrimet në përmirësimin e jetesës sonë? Lexoni më poshtë:

  1. ushtr. fizikeUshtrimet kontrollojnë peshën – Ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e shtimit në peshë ose në rënien e saj. Kur kryeni aktivitete fizike, ju digjni kalori. Sa më shumë të ushtroheni, aq më shumë kalori do të digjni. Nuk është e nevojshme që të harxhoni shumë kohë duke kryer ushtrime fizike. Ka edhe mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë gjatë ditës, për shembull, duke ngjitur ose zbritur shkallët në vend të ashensorit.
  2. Ushtrimet parandalojnë sëmundjet – Keni probleme me zemrën? Doni të parandaloni tensionin e lartë të gjakut. Nuk ka rëndësi se sa peshoni, duke qenë shumë aktivë, rrisni nivelin e HDL-së, ose kolestorolit të mirë, dhe ulni numrin e triglicerideve të dëmshme. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e disa problemeve shëndetësore ose sëmundjeve të ndryshme, si goditja në zemër, diabetet e tipit 2, depresionit, kancere të llojeve të ndryshme, artritin etj.
  3. Ushtrimet nxisin humorin – Dëshironi një gjë që t’ju ngrejë humorin? Apo keni nevojë të merreni me diçka tjetër që t’ju bëjë të harroni problemet e ditës. Ushtrimi në palestër ose ecja për 30 minuta mund t’ju ndihmojë. Aktiviteti fizik stimulon disa substanca në tru që ju bëjnë të ndiheni më të qetë dhe të lumtur. Nëse ushtroheni rregullisht, ju do të ndiheni edhe më mirë me pamjen tuaj, duke rritur kështu vetëbesimin.
  4. Ushtrimet rrisin energjinë – Jeni lodhur nga punët e shtëpisë apo duke bërë pazar? Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në forcimin e muskujve dhe rrit rezistencën. Ai sjell oksigjen dhe vlera ushqyese tek indet, dhe ndihmon në funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular. Kur zemra dhe mushkërinjtë funksionojnë mirë, ju jeni më energjikë.
  5. Ushtrimet ndihmojnë me gjumin – Keni probleme me gjumin? Aktiviteti i rregullt fizik mund t’ju ndihmojë të flini më shpejtë dhe të keni një gjumë më të rehatshëm. Vetëm mos kryeni ushtrime fizike para se të flini, pasi do të jeni shumë energjikë dhe nuk do t’ju zërë gjumi.
  6. Ushtrimet ndihmojnë në jetën seksuale – Ndiheni shumë të lodhur ose shumë mbipeshë, sa nuk mund ta shijoni intimitetin fizik? Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të ndiheni më mirë dhe më energjikë, duke dhënë kështu efekte pozitive tek jeta seksuale. Meshkujt që ushtrohen rregullisht janë më pak të prekur nga problemet me disfunksionin erektil, sesa ata që nuk kryejnë ushtrime fizike.
  7. Ushtrimet mund të jenë argëtuese – Ushtrimet dhe aktiviteti fizik mund të jenë një mënyrë argëtuese për të kaluar kohën. Ata ju japin mundësi të merreni me aktivitete që ju bëjnë të lumtur. Mënyra më e mirë për të kaluar mërzitjen është të bëni ushtrime fizike.

 Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Aktiviteti fizik. Lexoni më shumë:

Ushtrime në kushte shtëpie për të qenë në formë të mirë fizike

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!