7 shenja të trupit që nuk duhet t’i injoroni

7 shenjat

 

 

 

Doktoreshë Dejo Famuboni (Londër), zbulon shtatë simptoma të sikletshme që asnjëherë nuk duhet të injorohen.

1.Djersitja e tepërt: Shumica e njerëzve djersijnë gati një litër në ditë, por disa prej nesh, rreth 3 njerëz në 100 prodhojnë dhjetë herë më shumë djersë çdo ditë. Djersitja e vazhdueshme tregon për aktivizim të gjendrave të djersës. Kjo gjendje quhet hiperhidrozë. Pavarësisht nga aktiviteti apo nivelet e stresit, shkaqet mund të jenë nga infeksionet apo problemet hormonale. Trajtimi është i rëndësishëm. Djersitja mund të reduktohet me deodorant, mund të përdoren medikamente apo rryma uji për të ndalur djersitjen e shumtë.

  1. Veprimet e dhimbshme të zorrëve: Kjo mund të ndodhë shpesh si shkak i hemorroideve. Mund të lodheni nga kapsllëku dhe dhimbja çon deri në vështirësi për të lëvizur. Është me rëndësi trajtimi në mënyrë që të parandalohet kapsllëku, gjakderdhja apo dhe infeksioni në atë zonë. Trajtimi i kapsllëkut mund të bëhet me ndryshime në dietë, duke përfshirë ushqime të pasura me fibra, stërvitje dhe ujë.
  2. Ndryshimet e gjoksit: Kjo përfshin thithkat që pikojnë ose që futen brenda, madje dhe ndryshimin e lëkurës në zonën e dalë. Ka disa shkaqe për këtë, duke përfshirë edhe problemet me hormonet apo të tjera si medikamentet, stresi, tiroidet dhe problemet në veshka. Këto janë të gjitha të kurueshme. Por nëse nuk trajtohen, mund të ndikojnë në periudha të tjera, të shkaktojnë shterpësi, madje kontribuojnë dhe në osteoporozë.
  3. Aroma jonormale: Kur mjedisi natyror në vaginë nuk është mirë, mund të çojë në një rritje të jashtëzakonshme të baktereve që shkaktojnë një erë si “peshk”. Është më e zakonshme tek femrat e moshës riprodhuese dhe mund të jetë e lidhur me shkarkim dhe kruajtje. Trajtohet me ilaçe, kremra apo xhel vaginal. Ajo është e lidhur edhe me një rrezik të lartë të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe inflamacionit në pjesën e legenit, kështu që duhet patjetër të kontaktohet mjeku.
  4. Fryrje: Përveç ushqimeve apo pijeve që konsumojmë, fryrja lidhet dhe me simptoma të tjera. Rekomandohet një vizitë tek mjeku. Ata mund të testojnë për probleme të tilla si sëmundja celiake – një intolerancë e proteinave të glutenit të gjetura në ushqim, që prek një në 100 njerëz. Gjithashtu mund të testojnë për tumore jo kanceroze që rriten në mitër ose rreth saj.
  5. Mosmbajtja e urinës: Gratë shpesh kanë rrjedhje, sidomos në punë ose kur kanë kollë, teshtitje apo kur janë duke qeshur. Kjo njihet si stresi i mospërmbajtjes së urinës (SUI) dhe mund të jetë shkak i rritjes së presionit të barkut. Shkaqe të tjera për këtë përfshijnë ilaçet, muskujt e dobët të legenit, infeksionet e urinës. Mundesitë e trajtimit ndryshojnë në varësi të shkakut.
  6. Ulje e dëshirës seksuale: Shkaku është i komplikuar dhe mund të jetë për arsye fizike, psikologjike dhe sociale. Femrat mund ta përjetojnë këtë për shkak të ndryshimeve të hormoneve, problemeve të shëndetit mendor, si depresioni, i cili ndikon në kimikatet e trurit që janë të nevojshme për një epsh normal. Në këto raste opsioni më i mirë janë bisedat dhe ushtrimet. Ilaçet janë mjeti i fundit./Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit