7 shkaktarët e kancerit të mushkërisë tek jo-duhanpirësit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk janë vetëm duhanpirësit të rrezikuar nga kanceri në mushkëri – rreth 20% e tumoreve në mushkëri zhvillohen tek jo-duhanpirësit.  Megjithatë, ka mjaftueshëm ndryshime mes grupeve për t’i konsideruar ato dy sëmundje të ndryshme. Njerëzit me kancer në mushkëri që nuk kanë pirë asnjëherë duhan kanë predispozita që të jenë më të rinj se duhanpirësit (dhe ish-duhanpirësit) që preken nga sëmundja dhe hasen më shumë raste tek femrat.

Tumoret gjithashtu janë të ndryshme dhe kanë zakonisht mutacione të ndryshme gjenetike. Rreth gjysma e rasteve me tumor tek njerëzit që nuk kanë konsumuar asnjëherë duhan kanë mutacione që mund të vihen në shënjestër nga ilaçet e reja. Kjo mund të shpjegojë arsyen përse jo-duhanpirësit me kancer në mushkëri kanë predispozita që të jetojnë më gjatë se duhanpirësit me këtë sëmundje.

Shkencëtarët vazhdojnë të testojnë të gjithë faktorët që mund të çojnë në zhvillimin e kancerit tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan. Disa raste mund të mos shpjegohen asnjëherë, megjithatë ja çfarë dihet deri tani.

Gazeta Shendeti ka zbuluar disa nga shkaktarët e kancerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit. Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj