7 ushqime që mund të konsumoni për mëngjes

Kos: i pasur me kalcium dhe proteina, nëse e konsumoni në mëngjes ju ndihmon të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë. Shtojini disa fruta për ti dhënë pak ëmbëlsi dhe ja ku u përgatit një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm.

portokalPortokall: jeni duke u përpjekur të humbisni pëshë? Sipas studimeve të fundit nëse konsumoni gjysëm portokalli para çdo vakti djegia e yndyrës do të bëhët më shpejt. Portokalli mbi të gjitha shërben për t’ju hidratuar. Bëjeni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut dhe do të shikoni ndryshime lidhur me peshën dhe shëndetin.

Banane: Një banane për mëngjes është ajo që ju duhet nëse doni të keni energji përgjatë gjithë ditës. Priteni në feta dhe shtojeni tek drithërat apo kosi. Kaliumi që përmban banania ju ndihmon për të rregulluar presionin e ulët të gjakut.

Vezë: burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës D. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh gjatë vaktit të mëngjesit.

Gjalpë kikiriku: nëse nuk hani vezët dhe produktet e qumështit, gjalpi i kikirikut është një burim tjetër proteinash i pasur me yndyrna të mira. 1 lugë gjelle nga ky gjalpë, përmban 100 kalori.

gjalp kikirikuBoronica: të freskëta ose të ngrira janë të pasura me antioksidantë  dhe nëse konsumohen rregullisht përmirësojnë shumë aspekte të shëndetit tuaj duke filluar nga kujtesa e deri tek rregullimi i presionit të gjakut në metabolizëm. Janë gjithashtu më të ulta në kalori krahasuar me frutat e tjera.

Kafe: konsumimi i kafes është i lidhur me parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si diabeti apo kanceri i prostatës. Nëse dëshironi mund ta përzieni me pak qumësht./ Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?