7-vjeçari dhuron flokët për fëmijët me kancer, pa e ditur se jeta do t’i rezervonte të njëjtin fat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vinny

Vinny Desautels është një djalosh 7-vjeçar nga Kalifornia, me një zemër të madhe, por që fatkeqësisht jeta po e përball me sfida të vështira. Për dy vite, Vinny i rriti flokët për t’ua dhuruar pacientëve me kancer. Edhe pse tallej nga shokët për këtë vendim që kishte marrë, ai ishte i bindur që ta kryente misionin e tij për të ndihmuar fëmijët që luftonin me kancer. Vinny i preu flokët kur mbushi 7 vjeç.

Gjashtë muaj më vonë, djaloshi me zemër të madhe u diagnostifikua me kancer. Kur po bëhej gati për t’u larë, prindërit e tij vërejtën një gungë të madhe në ijën e djathtë. Ata e çuan menjëherë në spital, ku mjekët identifikuan një rritje të pazakontë në kockat e tij të legenit dhe në anën e djathtë të kokës. Djaloshi  ishte prekur nga kanceri, i cili kishte avancuar në fazën e katërt.

Mjekët nuk e kanë përcaktuar akoma llojin e kancerit që ka prekur 7-vjeçarin.

Burimi: Mashable / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet