Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj
7-vjeçari Owen Richards, i prekur nga një lloj i rrezikshëm i ekzemës, ka gjetur më në fund shpëtim me anë të mjekësisë kineze.
Owen kishte pasur probleme serioze me lëkurën që në moshë të vogël, dhe me kalimin e kohës virusi u zhvillua dhe u bë vdekjeprurës. Ky virus i shkaktonte vogëlushit gjakosje në trup, plagë dhe një gjendje agonie.
Shenjat e para të ekzemës iu shfaqën që kur ishte 6 javësh. Ai kishte dhimbje të tmerrshme në trup, sa e kishte të vështirë edhe të flinte.
Nëna e tij tregon se ishte torturë për to ta shihnin djalin në atë gjendje.
“ Fillimisht Owen pati shenja të kuqe në faqe, kur ishte 6-javësh, dhe shumë shpejt shenjat u përhapën edhe në pjesët e tjera të trupit. Në moshën 4 vjeç, kur djali duhej të fillonte shkollën, nuk mund të ecte apo të qëndronte në këmbë pa pasur dhimbje. Çdo herë që ai ulej, fillonin menjëherë dhimbjet dhe kruhej në vende të ndryshme derisa i dilte gjak.
Owen nuk mund të ndërrohej, të shkonte në tualet apo edhe të flinte pa pasur dhimbje. Ishte shumë e vështirë si për të ashtu edhe për ne. Si prindër ne ndjeheshim të padobishëm, pasi nuk mund të bënim asgjë për ta ndihmuar djalin tonë. Mundoheshim ta ngushëllonim por ishte e kotë, edhe përqafimi që ne mund t’i jepnim do t’i shkaktonte dhimbje. Ishte si të jetoje në ferr”, rrëfen znj. Richards.
Prindërit e djalit përdorën shumë kremëra qetësues, por asnjëri prej tyre nuk dha rezultat, gjendja e tij vetëm sa vinte e përkeqësohej.
Në Janar të vitit 2013 djali pësoi një krizë, ku i gjithë trupi, sidomos fytyra, dukej sikur kishte pësuar një djegie të shkallës së rëndë. Prindërti e dërguan menjëherë në spital, ku u diagnostikua me një infeksion të rrallë dhe vdekjeprurëse, i quajtur eczema herpeticum (infeksion bakterial që han mishin e pacientit).
Sipas mjekëve. ky infeksion mund të shkaktojë humbje të shikimit, dhe mund të jetë fatal për jetën nëse arrin të prekë trurin.
Owen filloi trajtimin me ilaçe të shumta, por, duke qenë se mjekët ishin të shqetësuar mbi ndikimin që do të kishin ilaçet në shëndetin e vogëlushit, ata vendosën që të merrnin në konsideratë trajtimin me anë të bimëve mjekësore. Nëna e tij vendosi të heqë dorë nga puna dhe t’i përkushtohej plotësisht kurimit të djalit të saj. Ajo kontaktoi me Shulan Tang, një profesoreshë e mjekësisë kineze, e cilajetonte në Mançester.
Në maj të vitit 2014 Owen nisi trajtimin dhe pas vetëm 4 muajsh pasi konsumoi çdo ditë një përzierje bimore, gjendja e djalit ndryshoi krejtësisht; ai mund të luante, të vraponte, madje filloi të shkonte edhe në shkollë.
Përzierja bimore ndryshohej vazhdimisht në bazë të nevojave të Owen dhe përfshinte bimë tipike kineze që kishin ndikim pozitiv mbi gjakun.
Përzierja ndihmoi të lehtësimin e kruajtjeve, luftimin e lëndëve toksike, rigjenerimin e lëkurës dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Prindërit e tij thonë se pas kësaj kure, jeta e djalit të tyre dhe ajo e të gjithë familjes ka ndryshuar rrënjësisht. Ata shprehen se kjo është një mrekulli për ta.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

