70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një grua indiane është bërë nënë për here të pare në moshën 70-vjeçare. Daljinder Kaur lindi djalë muajin e kaluar pas një trajtimi me metodën IFV në një klinikë fertiliteti në shtetin verior Haryana me bashkëshortin e saj 79-vjeçar. Të martuar prej 46 vitesh, çifti e kishte humbur shpresën se do të bëhej me fëmijë.70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

“Zoti i dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tani është e plotësuar. Ndihem plot energji ndërsa kujdesem për djalin. Bashkëshorti im po përkujdeset gjithashtu për djalin dhe më ndihmon me aq sa mundet”, tregon 70-vjeçarja.

Fëmija është ngjizur duke përdorur spermën dhe vezët e çiftit. Djali, që më 19 prill kur lindi ishte peshonte 2 kg, gëzon shëndet të mirë, thuhet në një njoftim të klinikës. Bashkëshorti i Daljinder, Mohinder Singh Gill, tha se nuk ishin aspak të shqetësuar për të ardhmen duke thënë se “Zoti do të kujdesej për gjithçka”.

Ky rast nuk është i pari në Indi. Një 72-vjeçare nga shteti Uttar Pradesh lindi në vitin 2008 binjakë nëpërmjet trajtimit IVF.

Burimi: Yahoo.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj