8 gjërat që duhet të bëni nëse qëndroni para kompjuterit çdo ditë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kompjuterNëse jeni nga ata persona që punën e tyre të përditshme e kanë të lidhur me kompjuterin dhe programet e tij, padyshim që kaloni pjesën më të madhë të ditës përballë kësaj pajisje teknologjike. Për të shmangur dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.

Mbani kontakt të mirë kompjuter –sy: mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuar: pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni alarm: sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin: përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

Shplodhni sytë: mbajtja e syve për një kohë të gjatë në ekranin e kompjuterit mund t’ju sjellë probleme me shikim ose dobësim të tij. Përpiquni që disa herë gjatë ditës të fokusoni vështrimin jashtë dritares.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?