8 përdorime fantastike të birrës, për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Në një spot publicitar thuhet “Kush pi birrë i kap të 100 vjetët”. Nuk është kaq e vërtetë, megjithatë vlerat e saj nuk duhen mohuar.

Menjëherë kur dëgjojmë fjalën “birrë”, na lind dëshira për ta pirë një gllënjkë.

Por, pas kësaj pijeje fshihen edhe shumë përfitime dhe përdorime fantastike. Prandaj, herës tjetër kur të pini birrë, mendohuni dy herë para se ta mbaroni të gjithën.

Birra ushqen flokët dhe ndihmon në rritjen e tyre

1

Birra është e pasur me vitaminë B dhe silikon, ingredientët kyç për flokë të shëndetshëm që stimulojnë gjithashtu rritjen e tyre.

Mjafton të hidhni një gotë birrë në flokë, të masazhoni skalpin dhe ta mbani ashtu për 5 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht. Ata do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

Zbut lëkurën dhe parandalon shfaqjen e rrudhave

2

Birra përmban antioksidues që parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Kjo pije alkoolike ka gjithashtu një përfitim të jashtëzakonshëm: ajo ndihmon për rigjenerimin e lëkurës, e tendosë atë, duke parandaluar kështu në shfaqjen e rrudhave.

Provoni këtë maskë: përzieni së bashku 1 lugë gjelle birrë, të bardhën e një veze dhe 3 pika vaj bajamesh. Aplikojeni maskën e përgatitur në fytyrë dhe mbajeni për 10 minuta.

Për gjumë të mirë

3

Bima me të cilën prodhohet birra ka veti qetësuese natyrale dhe mund të shërbejë si një kurë mjekësore për pagjumësinë.

Mund të përdorni këtë truk të thjeshtë: e lani jastëkun me ujë dhe birrë (në sasi të barabartë). Ai do të thithë aromën e lules me të cilën është prodhuar birra dhe do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë.

Lehtëson dhimbjet e këmbëve të lodhura

4

Mbushni një legen me birrë të ftohtë dhe zhytni këmbët për pak minuta. Efekti freskues i birrës do t’ju ndihmojë të relaksoni këmbët pas një dite të lodhshme.

Heq qelizat e vdekura të lëkurës

5

Përveçse tonifikon lëkurën, birra ndihmon gjithashtu në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Si rezultat, lëkura bëhet më e shndritshme.

Merrni një grusht me luleshtrydhe dhe disa lugë gjelle birrë. I përzieni përbërësit bashkë derisa të formohet një pastë. Aplikojeni atë në fytyrë për të larguar qelizat e vdekura dhe stimuluar rigjenerimin e qelizave.

Shndrin mobiliet e drurit

6

Njomni një copë të butë me birrë pak të ngrohtë dhe fërkoni me të sipërfaqet e objekteve prej drurit. Rezultati: mobiliet do të jenë më të shndritshme dhe do të duken si të reja.

Shndrin objektet prej metali

7

Birra ka një nivel të ulët aciditeti që ndihmon për lustrimin e çdo objekti metalik, si enët prej çeliku apo bizhuteritë.

Mjafton të hidhni pak birrë tek një copë dhe fërkoni me kujdes objektet metalike.

Ndihmon për të hequr vidat e ndryshkura

8

Nëse doni të lironi një vidë të ndryshkur, mjafton vetëm të hidhni pak birrë sipër saj, prisni për pak minuta dhe e hiqni me shumë lehtësi.

Burimi: Bright Side / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm