9 shenja në lëkurë që tregojnë se jeni të stresuar

Përgatiti për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

simptoma-te-stresit1

9 shenja në lëkurë që tregojnë se jeni të stresuar

Akne – Stresi mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë.

Plagë në gojë – Plagët e vogla përreth buzëve ose në gojë mund të shkaktohen edhe nga stresi.

Lëkurë e yndyrshme – Stresi mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Lëkurë e acaruar – Nëse lëkura acarohet pa asnjë shkak, mund të jetë shenjë e stresit.

Lëkurë e thatë – Stresi mund të shkaktojë edhe humbje të ujit në trup dhe thatësi të lëkurës.

 Skuqje – Stresi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose puçrra të vogla që fillojnë të acarohen.

Urtikarie – Ënjtje dhe acarim i lëkurës, që mund të shkaktohet si pasojë e stresit.

Pengon shërimin e plagëve – Stresi pengon shërimin e shpejtë të gërvishtjeve ose plagëve në lëkurë.

Përkeqëson gjendjen shëndetësore – Sëmundje si ekzema, psoriasi apo rosacea (skuqje e fytyrës), mund të përkeqësohen edhe më shumë nga stresi.

 

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë