90-vjeçarja me kancer heq dorë nga kurat e niset për udhëtim

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Norma1

Një 90-vjeçare ka hequr dorë nga trajtimet për sëmundjen e kancerit dhe ka vendosur t’i shfrytëzojë ditët e mbetura në udhëtim me familjen e saj. Vetëm dy ditë pasi ndërroi jetë bashkëshorti i saj, gruaja amerikane Norma u diagnostifikua me kancer në mitër.

Norma

Edhe pse doktorët i shpjeguan se mund të operohet për tumorin dhe t’i nënshtrohet një kimioterapie, Norma refuzoi që t’i nënshtrohet këtyre trajtimeve. Djali dhe nusja vendosën që ta mbështesin vendimin e saj dhe i janë bashkuar në udhëtimin nëpër të gjithë Amerikën.

“Na e bëri shumë të qartë se nuk ka interes t’i nënshtrohet asnjë trajtimi. Ne e pranuam dhe e mbështetëm vendimin e saj.

Norma 2

Vendimi i saj u aprovua edhe nga doktori, i cili i tha: “Sinqerisht, nuk ka asnjë garanci që do të mbijetojë pas operacionit për të hequr tumorin. Po bëni gjënë e duhur që edhe unë do të bëja po të ndodhesha në këtë situatë. Bëfsh qejf!”

Norma, djali i saj, nusja dhe qeni i quajtur Ringo po shijojnë tani udhëtimin në vende të ndryshme në Amerikë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?