90-vjeçarja vazhdon të punojë në spital edhe pas 70 viteve punë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

90-vjeçarja Elena Griffing mund të konsiderohet si punëtorja më besnike deri tani. Ajo ka 70 vjet që punon në një spital në San Francisko dhe nuk ka ndërmend që të dalë në pension tani shpejt. Për Griffing, që ka mbajtur disa pozicione të ndryshme në spital, çdo ditë e punës së saj është për t’u festuar.Elena Griffing

“Çdo ditë mezi pres të shkoj në punë, ky është spitali im,” shprehet ajo. “Më pëlqen gjithçka që mund të bëj për t’u ardhur në ndihmë pacientëve”.

Në 70 vite punë, ajo ka marrë vetëm 4 ditë leje, pasi ka qenë e sëmurë.

Elena nisi punë më 10 prill 1946, kur ishte vetëm 20 vjeç. Fillimisht ajo ka punuar në laboratorin e një spitali në San Francisko, më vonë ka punuar si infermiere. Tani punon si përfaqësuese e marrëdhënies me pacientin, vetëm katër ditë në javë.

Elena thotë se do të vazhdojë të punojë në spital derisa sa ta nxjerrin ‘me shkelma’.

Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?