Gjakderdhja, kur duhet të shkojmë në urgjencë

Sa herë na kanë thënë kur na dilte gjak nga hundët: NGRIJE KOKËN LART. Pastaj e mbaje kokën lart dhe të kalonte gjaku nëpërmjet fytit në stomak. Është gabim.

Duhet të ulesh në pozicion të rehatshëm, të ulësh kokën dhe ta shtypësh hundën me gishta— kështu ndihmon ndalimin e gjakderdhjes.

Gjakderdhja nga hundët është përgjithësisht jo problematike, mund të vijë nga dëmtimi i mukozës së hundës dhe trauma.

Kur duhet të shkojmë në urgjencë???

1️.Nëse kemi pasur një traumë të fortë ( goditje e fortë apo përplasje e kokës— gjaku nga hundët mund të jetë veç fillimi).

2.Nëse presioni arterial është shumë i lartë ( krizë hipertensive)

3.Nëse keni çrregullimet të koagulimit të gjakut ose merrni antikoagulantë ( hollues)4

4.Nëse Gjaku nga hundët është problem për ju është mirë që të paktën njëherë të bëhet një kontroll i imtësishëm te mjeku për t’i përjashtuar problemet serioze.

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh