99-vjeçari, personi më i vjetër që arriti t’i mbijetojë kancerit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Victor Marston_mbijetuesi i kancerit

Gjyshi 99-vjeçar është mbijetuesi më i vjetër në botë i kancerit. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Victor Marston, u dërgua me urgjencë në spital më 8 maj pasi kishte dhimbje të shumta në stomak, dhe pas analizave që i bënë, rezultoi se ishte prekur nga kanceri në zorrë. Menjëherë pas ekzaminimit ai iu nënshtrua një operacioni, i cili u krye me sukses.

Është e dyta herë që z. Marston lufton me kancerin e zorrëve. Tani ai është në gjendje të mirë dhe do të dalë pas pak ditësh nga spitali.

“Nuk e dija që kisha kancer. Doktorët më thanë që tani jam i pastër nga kanceri dhe unë u thashë ‘falënderoj Zotin për këtë’. Kam akoma shumë gjëra për të bërë,” shprehet pensionisti.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet