Shteti nuk mbulon as gjysmën e shpenzimeve për diabetikët

Lista e shërbimeve për syrin diabetik në Shqipëri kap një shifër të konsiderueshme, në total 111.200 lekë, një shifër kjo e llogaritur me çmimet e analizave në sektorin shtetëror për aq analiza që mund të ekzaminohen në shtet dhe pjesa që ngelet në klinika të ndryshme private. Diabetikët në Shqipëri janë të detyruar që të përballen me një kosto shumë të madhe financiare që diabetitë mbulojnë shpenzimet e tyre. Përpara një viti në një konferencë të organizuar nga Shoqata për të Rinjtë dhe Fëmijët diabetikë u bë me dije për gjithë shoqërinë shqiptare dhe në veçanti për organet kompetente kostoja vjetore dhe mujore e personave me diabet. Kështu materialet mjekësore kapin shifrën e 158.000 lekëve në vit. Gjithashtu, personat diabetik kryejnë  32 analiza me vlerë 231.000 lekë/vit, me një vlerë totale që arrin 389.000 lekë/vit. Nga këto shpenzime shteti ndihmon me një vlerë prej 113.000 lekë/vit duke dhënë një ndihmë sociale sa 1/3-ta, ku diferenca arrin prej 276.000 lekë/vit. Pa vendosur dietën që duhet të bëjnë personat me diabet. Kostoja e lartë e shpenzimeve që kanë personat diabetik është edhe problematika më e madhe me të cilët këto persona përballen. Ku shpenzimet që duhet të bëjë një person diabetik shkojnë thuajse sa një rrogë mujore e një familje me të ardhura mesatare.

Ky problem i financimit të shpenzimeve ishte edhe një nga shqetësimet që iu parashtrua edhe përfaqësuesit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, z. Aurel Voda. Fondi iu ka premtuar diabetikëve para një viti se do ti ndihmojnë ata në përballimin e shpenzimeve nëpërmjet rimbursimit të materialeve mjekësore. Edhe pse asgjë nuk është bërë në drejtim të kësaj problematike dhe në drejtim të këtyre personave. I pyetur për gazetën e Shëndet + një nga personat diabetik u shpreh se brenda një dite i duhet të blej 3-4 fisha ku një fishë kushton 100 lekë(të reja), pa llogaritur më pas materialet e tjera mjekësore apo dieta ushqimore. Nëse fondi nuk merr asnjë masë personat diabetik paralajmërojnë protesta.

Në vendet e tjera fqinje si Maqedonia, Greqia, Sllovenia apo Kroacia pompa e insulinës është në listën e materialeve mjekësore të rimbursueshme ndërkohë që në Shqipëri nuk ndodh kështu.

Përveç pacientëve janë edhe mjekët ata që artikuluan problemet e tyre. Kështu në QSUT mungojnë një sërë aparaturash që janë të nevojshme për trajtimin e problemeve të syrit që vijnë prej diabetit. Këto mungesa bëjnë që këta të sëmurë ti drejtohen spitaleve private.

Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike.
Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.
Kështu në konferencë ishin një numër i konsiderueshëm familjarësh që kishin fëmijët e tyre me diabet. Njëri prej këtyre prindërve kishte 8 vjet që kishte zbuluar diabetin tek e bija dhe  e përshkruante këtë eksperiencaë të 8 viteve si më të keqen. Një person me diabet në familje shkatërron ekonominë e saj shprehet ai. Përveç të tjerash nëse duhet që të shtrohesh në spital duhet të paguash edhe për një age të thjeshtë, duhet të blesh gjithçka e ku e vetmja gjë që jepet falas është insulina. Ai tregon se në QSUT ka hasur edhe me probleme të tilla si mungesën e një termometri të thjeshtë apo të një paracetamoli. Ai thotë se është e frikshme të shkosh në QSUT se nëse vetë nuk ke njohuri për diabetin, që ta njohësh pak a shumë atë mjekët edhe mund të abuzojnë. Nuk janë të pakta rastet ku infermierët kanë vendosur serum një të sëmuri me diabet duke provokuar një gjendje kritike të të sëmurit. Korrupsioni në shëndetësi përveç detyrimeve “të nevojshme” “të domosdoshme” i detyron familjarët dhe të sëmurët që të paguajnë shërbime ekstra ku nëse i pyet se sa shkon ky shërbim ektra ata thonë se sigurisht nuk mund ta “përkëdhelësh” mjekun me më pak se 10 mijë lekë. Një tjetër ankesë që u lëshua në drejtim të përfaqësuesit të fondit Aurel Vodës ishte edhe fakti se mirë që në shtet ka shpenzime të mëdhaja por një tjetër anë është se ka ekzaminime që nuk bëhen fare në shtet, duhet të bëhen në privat. E privati ka një kosto vërtetë të madhe.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj.
Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.
Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevojë për medikamente, trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme.
Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me të paktën 25%.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja