Shqipëria, e dyta në botë për konsumin e qepës

Në një tabelë nga të dhënat e Organizatës për Agrikulturë dhe Ushqim (FAO) e Kombeve të Bashkuara, rezulton se Shqipëria në vitin 2011 zinte vendin e dytë në botë për konsumin e qepës (konsum kg për frymë).

Konsumi i qepesQepa mund të cilësohet me të drejtë si ushqimi i vetëm që rritet në të gjithë botën dhe gjithashtu përdoret në çdo kuzhinë.

Pjesëmarrja e saj në gatim daton para mijëvjeçarësh, në librat më të vjetër të njohur të kuzhinës. Nga të dhënat tregohet se në kohën e Mesopotamisë, në kuzhinën e tyre nuk njihej vetëm qepa, por edhe preshi e hudhra.

Qepa është ushqimi më i kudogjendur. Janë të paktën 175 vende që prodhojnë qepë, të paktën dyfish i atyre që prodhojnë grurë. Dhe ndryshe nga gruri, qepa është shumë e përdorur në kuzhinë duke u cilësuar si një përbërës global.

Sot pak qepë ekspertohet. Rreth 90% mbulon nevojat e vendit të origjinës. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse në shumë vende nuk përmendet qepa. Kina dhe India mbizotërojnë në prodhim dhe konsum, pasi konsumojnë 45% të prodhimit vjetor botëror. Rritja e çmimit të qepës në vende të caktuara ka pasur ndikim edhe në rrëzimin e qeverisë.

Një ushqim tepër i shëndetshëm, qepa vazhdon të këshillohet për vetitë e saj.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim