Ciro Vestita, dietolog
Në përfundim të dimrit fshatarët e një kohe përgatisnin supëra të pasura me barishte të egra të sapoçelura nëpër fusha: rrodhe, mëllaga, altea, çikore të egra, sumbullare etj. Qëllimi ishte marrja e shpejtë e vitaminës C, meqenëse gjatë muajve të ftohtë kishin përdorur vetëm bukë e mish. Përmes këtyre supërave të shijshme merrnin edhe energji e gjallëri, falë mijërave
substancave bioactive të pranishme në këto bimë të egra. Unë i mbledh çdo mëngjes, i ziej dhe i rregulloj me pak vaj ulliri këto bimë që kanë edhe veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çajëra vetëm apo të shoqëruara me bimë të tjera mjekësore. Secila prej tyre ka një histori interesante.
Lëpjeta
Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin dhe kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike në sallatat mikse. E zier ka shijen e spinaqit.
Rrodhja
Rrodhja, bimë barishtore njëvjeçare, përdoret shpesh në fitoterapi, por edhe në kuzhinën e varfër. Efektet mjekësore të rrodhes janë të shumta: purifikuese, hipoglicimizuese, ajo përdoret gjerësisht edhe kundër akneve.
Çikorja e egër
Është bima e egër që e preferoj më shumë. Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gusht, mes thatësirës së pafundme. Është një bimë e pasur me vitaminën A,B, C,K me aminoacide, insulinë (sheqer i dobishëm për zhvillimin e florës bakteriale).
Udhëzimet: Në fitoterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë, kapsllëkun.


