Infermierët, 53% ngelës në provimin e shtetit

Infermierët edhe këtë vit kanë dalë më dobët në provimin e shtetit. Pavarësisht se ende nuk janë përpunuar rezultatet përfundimtare, pasi data e fundit e provimit është 28 janari, ata që janë testuar deri tani, kanë një infermierekalueshmëri të ulët.

“Për infermierinë kemi të regjistruar 1265 kandidatë, ku 1039 janë pjesëmarrës dhe kalues janë vetëm 490 apo 47% e tyre. Mund të themi që jemi në të njëjtat statistika që kemi qenë në periudhën e majit të vitit të kaluar, pothuajse të njëjtat statistika në kalueshmëri janë dhe në periudhën nëntor- dhjetor”, thotë Heljona Miço, drejtoreshë e Provimeve të Shtetit.

Më mirë në testim, në bazë edhe të të dhënave statistikore që raportojnë përfaqësuesit e Agjensisë Kombëtare të Provimeve, janë mjekët, ku niveli i kalueshmërisë në këtë sezon ka qenë 91%.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim