“Përgjumje, dhimbje koke, irritim”, mjekja tregon pasojat e kondicionerit

Mjekja alergologe Alkerta Ibranji është shprehur se qëndrimi në dhoma me ajër të kondicionuar për një kohë të gjatë sjell bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, irritim dhe skuqje të syve, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, përgjumje dhe kruarje të lëkurës.

Komentet Ibranji i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo vjen për shkak se në ambientet me ajër të kondicionuar mungon lagështia e ajrit.

Sipas saj, në një ambient të caktuar duhet me patjetër një burim natyral ajri, për mirëfunksionimin e organizmit të njeriut.

“Të gjitha dhomat dhe ambientet me ajër të kondicionuar iu mungon një element shumë i rëndësishëm që është lagështia e ajrit. Lagështia e ajrit është shumë e rëndësishme për funksionimin e mukozave, të rrugëve të frymëmarrjes dhe të syve.

Dhe kur t’i rri gjatë në një ambient me ajër të kondicionuar nis kruarja e syve, irritomi dhe skuqja e syve, tharja e lëkurës që indirekt shoqërohet edhe me një ndjesi të kruarjes së lëkurës.

Ekspozimi për orë të gjata me temperatura shumë të ulëta, mbi 15 gradë nga temperatura e jashtme jep një përgjumje, dhimbje koke, humbje të produktivitetit në punë, etj. Duhet një burim ajri natyral me patjetër”, tha Ibranji.

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës