Efektet shëruese të ujit të detit në trup

Ne duhet të detoksifikojmë trupin dhe të rigjenerojmë qelizat në mënyrë që të “rizgjohemi” dhe të fillojmë të ndërtojmë themele të reja. Ka shumë sugjerime në dispozicion për rigjenerimin. Një nga praktikat më të lashta natyrore është përdorimi i ujit të detit dhe kripës së detit, pasi ato kanë shumë efekte të dobishme.

Uji i detit si një ilaç natyral

Hipokrati zbuloi se uji i detit ndihmon në shërimin e plagëve, parandalon infeksionet dhe lehtëson dhimbjet.

Uji i detit është shumë i ngjashëm me gjakun e njeriut:

Kripa e detit ka shumë makro dhe mikro elementë shërues (jod, kalcium, magnez, natrium, silikon etj.), minerale dhe katalizatorë të cilët  përmirësojnë funksionin e metabolizmit dhe efikasitetin e sistemit hormonal. Për më tepër, uji i detit përmban shumë stimulues biologjikë, të cilët aktivizojnë qelizat endokrine me sekretim të brendshëm dhe +stimulojnë të gjithë organizmin.

Përforconi sistemin nervor:

Imagjinoni ndjesinë e notit në det. Jeni të relaksuar, apo jo?

Uji i detit përmban sasi më të vogla të  bromit, i cili ka një efekt qetësues. Ka edhe magnez, i cili stimulon trupin të nxjerrë ujin e tepërt. Kripa vepron në receptorët e lëkurës, pasi qëndron në shtresën e sipërme të lëkurës (epidermë) deri në tre – katër javë pas larjes në det. Kështu lëkura ushqehet dhe relaksohet gjatë pas një noti në det ose në  një pishinë me ujë deti.

Uji i detit:

  • mbron lëkurën,
  • ndihmon me problemet e frymëmarrjes,
  • lehtëson dhimbjen,
  • largon stresin,
  • detoksifikon trupin,
  • përforcon sistemin imunitar.

Uji i detit përmban acid silicik  i cili ndihmon në lehtësimin e problemeve të lëkurës si ekzema dhe psoriasis. Ka një efekt të shkëlqyeshëm për  këdo që ka reumatizëm, artrit, dhimbje shpine ose kyçesh, muskuj të kontraktuar. Mineralet në të ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve, pasi ato ndihmojnë mëlçinë, lëkurën dhe veshkat për të larguar toksinat nga trupi  në një mënyrë më të shpejtë. Uji i detit përmban jod, i cili  përmirëson aftësitë mendore, ndihmon në rregullimin e hormoneve  dhe lejon funksionimin e duhur të gjendrës tiroide.

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit