Ish, minsitri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tashmë deputet i LSI-së ka hedhur kritika të forta mbi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar mjektët. “Testimi i mjekëve është arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi është një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi antishkencor nuk e përmirson sistemin shëndetësor”, thekson Vasili duke shtuar se edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga rruga e vetme. Ndërkohë rreth testimit të mjekëve në vend ka pasur shumë kundërshtime. Pikërisht për këtë kryeministri Edi Rama dhe minisitri i Shëndetësisë, Ilir Beqja zhvilluan një takim me shefat e shërbimeve në mjediset e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati për 45 minuta. Rreth dy javë me parë ministri Beqja deklaroi se bluzat e bardha do ti nënshtrohen një testimi kombëtar.



