SHFR: Të sigurohet glukagoni ose “zjarrfikësi” diabetik

Një investim i vogël i shtetit shqiptar mund të shpëtojë jetën e të sëmurëve me diabet. Një gjë e tillë mund të bëhet duke siguruar glukagonin, një hormon që shërben në rastet e komës diabetike që vjen jo nga rritja e sheqerit, por nga ulja e sheqerit në gjak.

glukagonArsyet për këtë ulje janë insulina e tepërt, ushqim i pakët apo i vonuar, stërvitje e lodhshme etj. Në këto raste shfaqet koma diabetike, e ngjashme me gjumin, me humbjen e vetëdijes, nga e cila personi me diabet nuk zgjohet edhe pas disa stimujve të dhimbshëm. Pikërisht për këtë gjendje tepër urgjente vjen në ndihmë glukagoni, i cili është zbuluar pas përpjekjeve shkencore për t’u ardhur në ndihmë personave me diabet që bien në koma ose, ndryshe, që shkojnë në prag të humbjes së jetës. Është fat nëse kjo urgjencë ndodh në prani të njerëzve që kanë njohuri për komën diabetike dhe për këtë gjendje urgjence me pasojë të rënda. Ne mund ta nxjerrim të sëmurin nga koma në kohë ose mund ta shoqërojmë në spitalin më të afërm për ta shpëtuar nga humbja. Koma diabetike nuk duhet të zgjasë dhe të mjaftohemi me idenë se “kaloi” edhe në qoftë se reagon shumë pak.

Zgjidhja ka dy variante:

Variant i zakonshëm është dërgimi i menjëhershëm në spitalin më të afërt për të marrë serum dhe duke e vënë në dijeni mjekun roje që personi është me diabet.

Varianti i dytë është sigurimi i glukagonit. Ky është hormon që shpëton njerëzit në jetën e shoqëruar me diabetin, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që ndodhen në zona të largëta dhe që mundësia për t’i shoqëruar për në spital është e ulët.

Nuk janë të pakta rastet që fëmijët, adoleshentët, të rinj që nuk mundin të sigurojnë fishat e glicemisë për të matur sheqerin në gjak minimalisht 3 herë në ditë, të bien në koma diabetike. Dhe atëherë kjo mungesë çon në domosdoshmërinë e glukagonit për të shpëtuar jetën.

Hormoni glukagon kushton rreth 30 euro dhe në vendet fqinje sigurohet nga shteti. Ndërkohë, në Shqipëri ajo vazhdon të jetë një mungesë e madhe.

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet bën thirrje që krahas zhurmës për mirëkurim, për rritje ekonomike të dëgjohet edhe zëri i tyre në emër të jetës dhe që shteti të fillojë të veprojë për të siguruar këtë shpëtues.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim