Nikolla: Procesi i specializimeve ishte transparent

Procesi i specializimeve në mjekësi ka qenë tërësisht transparent dhe me të gjitha rregullat. Kështu u shpreh ministrja e Lindita NikolliArsimit, Lindita Nikolla në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Ndërsa nga kryetarja Albana Vokshi u theksua se “na ka mbërritur një peticion i firmosur nga 50 specializantë me çështje shqetësuese të ngritura nga ata vetë lidhur me procesin e specializimeve”, Nikolla tha se procesi ishte transparent, largoi nepotizmin dhe korrupsionin dhe në Qendrën Kombëtare të Provimeve deri tani ka pasur vetëm 46 ankimime, që përbëjnë 5% të totalit.

“Pretendimi se në proces janë përfshirë kandidatë pa specializimin përkatës është i pavërrtetë. Janë pranuar të gjitha dokumentet. Nëse ju si komision vërtetoni të kundërtën, unë largohem e turpëruar nga detyra ime si ministre”, deklaroi ministrja Nikolla. Procesi pritet të vijojë me një fazë të dytë në shtator për të realizuar kuotat.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim