Nuk testohen mjekët se s’i dalin financat ministrit

Denisa Canameti

Komisioni i Shendetesise

Komisioni i Shëndetësisë, 27 janar 2015

Debati për testimin e mjekëve është zhvendosur sot edhe në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ku ministri Ilir Beqaj duhet të japë arsyet e veta për këtë vendim.

Mjeku Tritan Kalo, si përfaqësues i mjekëve lidhur me këtë çështje, u shpreh se “ministri me testimet nuk kthen dinjitetin e mjekëve, por i nëpërkëmb ata. Mjekët janë të trishtuar dhe të nëpërkëmbur. Pse nuk i quajnë të pavlefshme dhe diplomat dhe doktoraturat e t’ia nisin nga zero? Nuk testohen mjekët sa herë ministri fle keq e nuk i dalin financat. Testimi është antiligjor dhe korruptiv.

“Ministria ka marrë vendim të nxituar, të pastudiuar, pa marrë mendimin e profesionistëve. Nuk mund të hidhet poshtë puna e mjekut me një të rënë të lapsit. Ministri të kërkojë falje, të japë dorëheqjen”.

Ndërkohë, kreu i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, u shpreh: “Mjekët nuk e kanë humbur dinjitetin që ministri t’ua kthejë me testime. Mjekëve u kthehet dinjiteti me rroga, me kushte të mira dhe me aparatura të mira”.

Nga ana tjetër, Sabri Skënderi, kreu i Urdhrit të Infermierit tha: “Ne nuk jemi pyetur për asgjë. Nëse nuk vlerësojmë mjekët që janë 70% e sistemit, nuk kemi vlerësuar asgjë. E quajmë të gabuar. Nuk rregullohet mjekësia me diktime, urdhra dhe testime”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim