Si të mbani një lëkurë të shëndetshmë dhe të hidratuar në dimër

Dimri shkakton tharjen dhe ndjeshmërinë e lëkurës, sidomos për ata me probleme ekzistuese. Dermatologia Dorina Hajro rekomandon konsultime të rregullta dhe përdorimin e produkteve të përshtatshme ndërsa sugjeron larës të butë, serume hidratues dhe ajrosje të ambientit për të mbajtur lëkurën të shëndetshme gjatë dimrit.

Dimri është një periudhë kur lëkura jonë përjeton ndryshime të dukshme, duke u bërë më e thatë dhe më e ndjeshme.

Sipas dermatologes Dorina Hajro të gjitha tipet e lëkurës preken nga tharja gjatë muajve të ftohtë, ndërsa ato që kanë pasur probleme ekzistuese mund të kenë ndjeshmëri më të madhe.

Për të parandaluar dhe trajtuar këto probleme, Hajro rekomandon konsultime të rregullta për të siguruar që produktet e përdorura janë të përshtatura dhe të testuara për lëkurën e pacientëve.

Këshillat kryesore për kujdesin e lëkurës gjatë dimrit përfshijnë përdorimin e larësve të butë dhe të delikate për lëkurën, shtimin e serumeve hidratues dhe evitimin e dusheve të gjata me ujë shumë të nxehtë.

Gjithashtu, është e rëndësishme që të ajrosni ambientin ku qëndroni për të ruajtur një nivel të shëndetshëm të lagështirës./Ora news

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës