Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat

Kjo është një pije shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe ndërkohë shijon si festë në një gotë. Është një mënyrë fantastike për t’u gëzuar me festat.

Përbërësit

  • 2 mandarina
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil
  • 250 g sheqer pluhur
  • 6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 3 gjethe dafine të freskëta
  • 1 arrëmyshk
  • 1 vanilje
  • 2 shishe verë të kuqe

Përgatitja

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit, si dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura. Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun e grirë. Hidhni dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin. Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithë në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes. Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës. Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta dhe kur të jetë e ngrohtë dhe e shijshme, hidheni në gota dhe shërbejeni.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin
Mushkëritë, mekanizmi i parë i prekur nga smogu! Ushqimet që duhet të konsumoni për një imunitet të fortë