Kërcimi vonon plakjen e trurit

Sëmundjet neurodegjenerative mund të mos ecin me ritme të shpejta nëse fizikisht je aktiv. Kërcimi për shembull e plak trurin më vonë. Kjo është vërtetuar shkencërisht.

Hulumtimi u fokusua në dy lloje ushtrimesh: kërcim dhe trajnime qëndrueshmërie. Pjesëmarrës ishin të moshuarit me moshë mesatare 68 vjeç. Ata u angazhuan në këto aktivitete për 18 muaj.

Ndërsa të dyja ushtrimet çuan në një rritje të hipokampusit, një rajon i trurit kritik për kujtesën, të mësuarit dhe ekuilibrin, vetëm vallëzimi prodhonte përmirësime, veçanërisht në ekuilibër. Edhe kërcimi sipas zhanreve rutinë apo të ndryshme, dukej se nuk kishte të njëjtin efekt.

Ata që kërcenin zhanre të ndryshme kishin më pak benefite për shkak të vështirësisë së rikujtimit të rutinave.

Të gjithë do të dëshironin të jetonin një jetë të pavarur dhe të shëndetshme, sa më gjatë të jetë e mundur. Aktiviteti fizik është një nga faktorët e stilit të jetesës që mund të kontribuojë në këtë, duke kundërshtuar disa faktorë rreziku dhe duke ngadalësuar rënien e lidhur me moshën.

Kërcimi është një mjet i fuqishëm për të vendosur sfida të reja për trupin dhe mendjen, veçanërisht në moshat më të mëdha.

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës