Vlera totale e gjobave të vëna deri tani nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Qarku Tiranë, për mbrojtjen e shëndetit nga duhani është 6 300 000 lekë.
Në një njoftim për shtyp ISHSH-ja bën të ditur se gjatë muajit janar 2015, në qarkun e Tiranës janë kryer në total 1200 inspektime dhe janë marrë masa administrative për 21 subjekte private.
Për zbatimin e ligjit antiduhan, ditën e enjte kreu i Inspektoriatit Shtetëtor Shëndetësor, Eltar Deda, shkoi edhe në Lushnjë ku ndoqi nga afër inspektimin, në të cilin u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja/secila për 2 (dy) lokale ku nuk zbatohej ligji në fjalë.
Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor do të vazhdojë inspektimet edhe në fusha të tjera të shëndetit publik ndihmuar nga fillimi i funksionimit të strukturave të ISHSH në qarqe nga data 1 janar 2015.


