Kompanitë drejt krijimit të një ilaçi që zgjat jetën e qenve! Ja kur pritet të dalë në treg

Jo më kot qentë quhen miqtë më të mirë të njeriut: ata janë të mirë për shëndetin mendor dhe fizik të pronarëve të tyre.

Si do të ishte nëse qentë do të mund të jetonin përgjithmonë dhe çfarë do të ndodhte nëse ky sekret do t’i ndihmonte pronarët e tyre të jetonin më gjatë dhe më të shëndetshëm?

Një numër kompanish tani po gjejnë terren të përbashkët midis dy qëllimeve.

Në fillim të vitit të ardhshëm, Loyal, një startup amerikan i bioteknologjisë, është i bindur se do të nxjerrë në treg LOY-002, një pilulë e përditshme, që mund t’u japë qenve të paktën një vit shtesë jetë të shëndetshme.

Firma me seli në San Francisko ka siguruar 125 milionë dollarë fonde nga kompanitë që janë përmbajtur nga investimi në projekte për jetëgjatësinë e njerëzve për shkak të dekadave që do të zgjasin këto prova.

Por Celine Halioua, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Loyal, e cila është pjesë e Cellular Longevity, një firmë bioteknologjike që hulumton shkencën e jetëgjatësisë – beson se puna e tyre do t’u sjellë dobi njerëzve.

Të zbulosh se si të parandalosh përkeqësimin e shëndetit mendor tek qentë që lidhet me moshën është një tregues shumë i fortë për të bërë të njëjtën gjë me njerëzit, sepse qentë preken nga sëmundje të ngjashme që lidhen me moshën dhe ndajnë mjediset dhe zakonet tona në mënyra që minjtë e laboratorit nuk i ndajnë”, tha ajo.

Pilula LOY-002 synon të zbutë dhe përmbysë ndryshimet metabolike që lidhen me plakjen: duke zvogëluar brishtësinë duke frenuar rritjet e insulinës që lidhen me plakjen.

I njëjti qëllim po kërkohet në një laborator tjetër pothuajse 900 milje përgjatë Amerikës, ku një ekip studiuesish akademikë po testojnë me ethe ndikimin e rapamicinës si pjesë e Projektit të Plakjes së Qenve.

Rapamicina, një ilaç i lirë dhe i lehtë për t’u prodhuar, që përdoret zakonisht si imunosupresant për njerëzit pas operacioneve të transplantimit të organeve, është treguar vazhdimisht se rrit jetëgjatësinë dhe vonon, ose edhe përmbys, shumë çrregullime të lidhura me moshën te minjtë.

Edhe pse ilaçi nuk është miratuar për përdorim gjatë jetëgjatësisë tek njerëzit, shumë gerontologë e shohin atë si shpresën më të mirë që kemi për të ngadalësuar farmakologjikisht procesin e plakjes.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore